Lajme Shqip Sunday, 19 June 2011 12:39

Mançester – Aleks Pelling dhe Lisa Grant, nga Mançester janë dy të rinj që e kanë marrë seriozisht martesën e tyre. Ata kanë vendosur të martohen 30 herë në vende të ndryshme me qëllim gjetjen e ritit perfekt për kurorëzimin e lidhjes së tyre.

Aleks dhe Lisa do të udhëtojnë nëpër botë për rreth dy vjet, e ku do të martohen në të gjitha vendet që do të vizitojnë, duke zhvilluar atje edhe ritin martesor, për të vendosur më pas se cila është mënyra më e mirë.

Çifti është martuar zyrtarisht në Mançester përpara se të vendoste nisjen e udhëtimit të gjatë nëpër botë.

“Daily Mail” tregon se për udhëtimin, çiftit i duheshin para, ndaj Aleks vendosi të shiste zyrën e tij. Për momentin çifti ndodhet në Toronto, ku ka ndërmend të organizojë një martesë të stilit kanadez. Vendet e radhës për t’u vizituar janë India, Kina, Maroku.