Lajme Shqip Tuesday, 02 August 2011 16:57

Vieri ka vendosur tё ndёrhyjё dhe t’iu thotё ‘stop’ njёherё e mirё gjithё thashethemeve pёr tё.

“Mё lini rehat. Dua tё dal nga errёsira e shkaktuar nga depresioni i kёtyre viteve. Ështё absurde dhe nuk po e gjej arsyen pse. E kam mbyllur karrierёn time tё futbollit qё prej tre vitesh, e megjithatё media nuk mё lё rehat. Nuk kam pse tё jem kaq i rёndёsishёm pёr ta.”, ka thёnё ai.

Dhe kur njё gazetar i thotё se pёrndjekja e tij nisi pikёrisht me historinё e tij me Elisabetta Canalis, Vieri i ёshtё pёrgjigjur:

“Juve po flisni pёr njё histori qё ka ekzistuar pёrpara 10 vitesh. Mund ta kuptoj vёmёndjen e medias kur luaja futboll dhe trajner nё serinё A, por tani nuk e kuptoj pse paparacёt mё ndjekin gjithandej! Pse mё fotografojnё gjithandej? Mё lini rehat, se kёshtu nuk mund tё jetohet!

Dalё nga shtёpia dhe duhet tё tregohem i kujdesshёm se mos ndjek kush, kur flas me shoqёrinё nё telefon i mbaj sytё hapur se mos ёshtё duke mё dёgjuar njeri. Dhe nёse dikush mё kёrkon qё tё bёj njё fotografi me tё, nuk e di mё nёse ёshtё admirues i hershёm apo dikush qё kёrkon ta pёrdorё atё fotografi pёr qёllime tё tjera? Jam bёr me hije. Kam frikё tё ndalem dhe tё pi njё kafe me njё shoqe nё qytet, nё plazh apo nё shtёpi, sepse tё nesёrmen e gjej veten time nё tё gjitha gazetat. Nuk mundem mё! Po mё çmendni!”

Dhe nё fakt Vieri nuk ka faj, sepse i gjithё ky makth pёr kёtё ka nisur qё nё 2008 ku numrin e tij tё celularit, tё linjёs Telecom ja pёrgjonin gazetarёt. Atёhere kompaninё e pati hedhur nё gjyq nga e cil afitoi 12 milion euro, por kёto pare asgjё nuk janё nё krahasim me stresin qё i kanё shkaktuar.

Vieri po pёrgjёrohet pёr pak intimitet. Shpresojmё qё t’ia arrijё. (LajmeShqip.com)