Lajme Shqip Monday, 01 April 2013 10:23

Chris Brown sërish po shfaqë shenja xhelozie ndaj Rihannës, të cilat nuk janë aspak të mira, shkruan The Sun.

Ai e ka detyruar Rihannën që ish i dashuri i saj Asap Rocky, i cili deri tani ka qenë edhe një shok i ngushtë i këngëtares, “as të mos i shkojë mendja” ta ftojë për dasëm.

Raportohet se Chris ia ka bërë me dije Rihannës, se nuk guxon të marrë pjesë në asnjë prej dasmave të ish të dashurve të saj.

 Kjo vlenë edhe anasjelltas. As ish të dashurit e Rihannës nuk do të guxojnë të marrin pjesë në rast se ajo martohet shpejt, shkruajnë mediat rozë duke ironizuar me xhelozinë e Chrisit.

Ndërkaq, raportet për marrëdhënien mes Chris dhe Rihannës, vazhdojnë të jenë ende kontraverse.