Lajme Shqip Friday, 03 June 2011 16:13

Duket sikur Cheryl Cole nuk e heq dot mёndjen nga X-Factor Amerika aq shpejtё sa mendonte!

Sipas burimeve , ylli britanik do t’i drejtohet Ambasadёs Amerikane pёr vizё me qёllim qё tё shkojё nё Ammerikё dhe tё rregullojё çёshtjen e pagesёs.

Producenti  Fremantle qё ka marrё pёrsipёr X-Factor USA ёshtё pёrpjkur qё tё evitojё pagesёn e saj pёr gjatё dy javёve tё mbajtura si juriste nё Amerikё.

Njё burim, gazetar i Hollywood ka deklaruar se producentёt e Amerikёs nuk kanё dёshirё qё ta paguajnё pasi ajo shkaktoi njё lёmsh tё paparё!

Ndёrkohё qё pretendimet e Cheryl janё mё tё larta se kaq! Ajo pretendon qё tё paguhet shumё mё shumё pasi pёr shkak tё tyre ajo spostoi jetёn e saj nё Los Angeles vetёm pёr kёtё program ku ishte ftuar tё punonte.

Me sa duket bukuroshja s’ka pёr ta lёnё tё kalojё lehtё! Me siguri do tё kemi akoma pёr tё parё nё ditёt nё vazhdim…