Lajme Shqip Tuesday, 14 June 2011 15:42

Pasi u pushua para trejavёsh nga juria e X-Factor USA, mё nё fund Sheryl Cole ka bёrё paqe me kёtё fakt.

Nuk kishin asgjё kundra saj, asgjё personale, thjeshtё theksi i saj britanik ishte shumё i pakuptueshёm pёr audiencёn amerikane. Mbas ankesave tё shumta qё ka patur ky program, u vendos qё kёngёtarja bukuroshe e Anglisё tё largohej nga juria.

U pёrfol shumё se njё ndёr arsyt qё e larguan mund tё ishin mosmarrёveshjet qё ajo kishte me palёn tjetёr tё jurisё, sidomos me Paula Abdul. Pavarёsisht pёrgёnjeshtrimeve qё ka patur nga ana e tё dyja palёve, mё nё fund u replikua me njё fakt konkret.

48-vjeçarja Paula Abdul ka postuar nё profilin e saj njё fotografi me njё buqetё lulesh qё ia kishte dёrguar ish-kolegia e saj Cheryl.