Lajme Shqip Wednesday, 12 August 2015 12:15

Bashkëpunimi i shumëpërfolur i Samanta Karavellës me reperin e njohur Skivi Skillz, është pritur shumë mirë nga fansat e tyre, duke u konsideruar si një kombimin përfekt artistësh.

E veçanta e këtij videoklipi është se këngëtarët kanë përdorur inicialet e emrave të tyre për titullin e këngës “SS”.

Samanta për “Panorama” është shprehur shumë e kënaqur nga ky bashkëpunim.

“Jam e kënaqur, pasi është bërë një punë profesionale në çdo detaj”, ka thënë këngëtarja duke treguar se çfarë e lidhë me reperin e “Babastars”.

“Si tipa na lidh pozitiviteti, ndërsa si këngëtarë na bashkon pasioni për këtë profesion që kemi”.

Paralelisht me koncertet e shumta që këngëtarja ka këtë verë, ajo po punon edhe për videoklipin e dytë të nxehtë të verës, në të cilin do të evidentojë sërish linjat e tonifikuara.