|
|
e Mërkurë, 11 Korrik 2012 08:36 Adriano Celentano është një nga këngëtarët më të dashur dhe më të famshëm italian. Më 8 dhe 9 tetor ai ka planifikuar një koncert në Verona, që sipas organizatorëve do të jetë një koncert “i rrallë”.
Në këtë kohë krize të popullit italian, vetë këngëtari i madh italian ka menduar të lehtësojë xhepat për të gjithë fansat e tij duke shitur 6 mijë bileta (12 mijë në total për të dyja netët e koncertit) me çmimin simbolik prej 1 euro, ndërsa pjesa tjetër e Arenës së Veronës do të plotësohet me biletat e shitura me çmime që variojnë nga 90 deri në 165 euro.
Koncerti dy-ditor nuk është pagëzuar ende me një emër, por Claudia Mori që po merret me organizimin tha se do të jetë një koncert i llojit të veçantë dhe i ndarë në dy pjesë, nga një në secilën natë. Veç Celentano-s në koncert pritet të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës dhe artit italian, një ndër ta edhe Gianni Morandi.
Biletat do të dalin në shitje më 11 korrik në orën 11 paradite në internet dhe më 13 korrik, nëpër pikat e autorizuara të shitjes.
Koncerti i tij nuk do të transmetohet nga RAI, edhe pse ky televizion ishte shndërruar në shtëpinë e tij, por nga Mediaset, pasi për RAI-n, Celentano ishte shumë i shtrenjtë.