Lajme Shqip Wednesday, 21 October 2015 14:49

Hollywood-i po bën film për jetën e kriminelit serb, Zeljko Raznatovic – Arkan.

Një film mbi jetën e kriminelit serb Arkan po bëhet në Hollywood dhe deri tani është vendosur që në rolin e bashkëshortes së tij, këngëtares Ceca, të jetë aktorja Eva Mendes, transmeton lajmi.net.

Svetlana Razhnatoviq, e njohur si Ceca, ka thënë se pajtohet me zgjedhjen e aktores që do ta luajë atë, megjithëse nuk i duket se përshtaten shumë në format e trupit, ndërsa ka thënë se nëse Brad Pitt do të pranonte të luajë rolin e Arkanit, ajo do të luante vetë rolin e saj.

Filmi do të ketë titullin ‘Tiger Leap’ dhe do të bazohet në librin ‘Arkan’ nga Vladimir Djordjevic.