|
|
e Martë, 31 Korrik 2012 14:02 Londër – Edhe pse njerëzit në rrjetet sociale kanë mjaft miq, një hulumtim i shoqërisë britanike Nationwide Building Society ka treguar se gati 32 për qind e tyre konsiderojnë që në situatë krize nuk kanë askënd në të cilin mund të mbështeten.
Meshkujt ndodhen më shpesh në situatë të tillë, ndërsa ata që kanë më së paku miq të vërtetë janë të moshuarit mbi 55 vjeç, shkruan Daily Mail.
Sipas këtij hulumtimi meshkujt kërkojnë këshilla në vendin e punës, ndërsa femrat nga miqtë e kryesisht kërkojnë ndihmë rreth problemeve të lidhura me familjen, martesën dhe lidhjet.
Për t’u përballur në mënyrë të suksesshme me fatkeqësitë e jetës është llogaritur që njerëzit kanë nevojë për pesë miq.
Kështu, sipas hulumtuesëve ne kemi nevojë për një mik i cili di të veprojë me paratë, mik për këshilla pune, mik për mbështetje emocionale, mik për ide të reja dhe mik për zgjidhjen e problemeve.