Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:28

Vajzat që dashurohen në djemtë e grupit One Direction, duhet të kenë kujdes, pasiqë në rast se dështon lidhja, këta të fundit janë të gatshëm të flasin gjëra të tmerrshme, shkruan Daily Mail.

Kështu ka ndodhur me anëtarin 19 vjeçar të grupit, Harry Styles, i cili është i njohur për lidhjet e dështuara të tij.

Mirëpo Harry, thuhet se në dokumentarin e One Direction, nuk ka lënë asgjë të keqe pa e folur për ish të dashurën e tij, Taylor Swift.

“Lidhja me Taylor ka qenë një dhimbje në ****”,  ka thënë këngëtari duke shtuar se as lidhjet tjera nuk kanë qenë hiç më të mira.

Ai në dokumentar deklaron se nuk ka fat në dashuri.

“Mendoj se jam shumë pa fat në dashuri dhe kjo gjendje po vazhdon edhe më tej. Mirëpo mendoj se ende nuk e kam takuar dikë në tokë që më meriton sepse besoj që kjo gjendje do të ndryshojë”, ka thënë Harry Styles.