Lajme Shqip Tuesday, 28 June 2011 13:19

Londër - Një çantë, që dikur ishte pronë e ish-kryeministres britanike, Margaret Thacher, është shitur në një ankand bamirësie për 25 mijë stërlina.

Çanta Asprey pritej të shitej deri në 100 mijë funte në ankandin e Christie’s.

Baronesha Thacher ishte fotografuar me çantë me presidentin amerikan, Ronald Regan, më 1985, transmeton BBC.

Çanta u ble nga një qipriot anonim, i cili besohet të ketë studiuar në Britani, derisa “Zonja e Hekurt” ishte në pushtet.