Lajme Shqip Friday, 21 June 2013 08:39

Në faqet e të përditshmes “Dita” është botuar dje letra e një zotërie me emrin Namik Çani, i cili prezantohej në të si xhaxhai i moderatorit të njohur Arian Çani. Letra vinte si një kritikë ndaj gazetarit, për përkrahjen që sipas autorit të saj, ‘nipi i tij’ (Ariani) po i bën kryeministrit Berisha. Por vetë moderatori dhe autori i “Zonë e Lirë”, i kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, mohon prezencën e një xhaxhai në jetën e tij.

“Këto janë falanga të Edi Ramës. Unë nuk kam xhaxha, kam vetëm dy halla. Janë mjaftuar me mbiemrin Çani dhe ma kanë bërë xhaxha zotërinë në fjalë”, ka përfunduar gazetari.

Gjatë javës së shkuar kryeministri Sali Berisha u ul për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, ku u kthehu përgjigje pyetjeve të Çanit, për jetën dhe karrierën politike.