Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 13:21

Elisabetta Canalis shpjegon atë çfarë dikur nuk ka qenë në gjendje ta kuptonte as vetë.

Në moshën 50 vjeçare, George Clooney është aq i madh sa mund të jetë edhe si një baba për të dashurat e tij të reja. Dhe kështu ka thënë edhe ishe dashura e tij Elisabetta Canalis.

“Ai ishte një njeri i rëndësishëm për mua, si një baba,” ka thënë Canalis 33 vjeçare për librin “This Love” të publicistit italian Bruno Vespa.

Modelja italiane dhe showgirl-ja e ekranit televiziv u nda gjatë kësaj vere me George Clooneyn, pasi kishin përjetuar një lidhje dy vjeçare së bashku. Clooney shumë shpejtë e zëvendësoi ish të dashurën e tij me një të re, ish kampionen e keçit, Stacy Keibler 32 vjeçare.

“Me George-n ishte më shumë një marrëdhënie atërore,” ka rrëfyer Canalis. “Ishte një dashuri e madhe dhe ishte sikur të ishe në një përrallë, pasi George është një kavalier edhe në jetën private. Ndihesha shumë e respektuar si partnere.”
Ndër të tjera ajo ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet mbi ndarjen e tyre si shkak dëshira e saj për t’u martuar. “Ne të dy vendosëm se ishte koha për t’u ndarë,” ka thënë ajo. “Unë dhe George nuk kemi folur asnjëherë për martesën apo fëmijët. Kjo nuk do të thotë se unë nuk e dua diçka të tillë në jetën time, por kjo është diçka të cilën ne të dy as që e kishim imagjinuar bashkë!”

Po, atëherë pse u ndanë? “Ne u ndamë për çështje personale dhe jo për shkak të dëshirës për martesë. Dashuria jonë ka qenë dashuri me shikim të parë dhe unë ju përkushtova lidhjes me të me trup dhe me shpirt. Vetëm katër ditë pasi ishim njohur, unë bëra valixhet gati dhe shkova të jetoj me të.”
Në këto rrëfime ajo nuk shpreh asnjë ndjenjë mërie ndaj tij apo qoftë edhe ndaj të dashurës së re, Keibler. “Clooney është njeriu që ka ditur të vlerësojë më shumë feminilitetin tim. Është pa dyshim një prej njerëzve më bujar dhe më të mirë që kam njohur nga pikëpamja shpirtërore.”

“Marrëdhënia me George-n mua nuk më ka dëmtuar aspak. Unë kam qenë në shoqërinë e një njeriu të famshëm në gjithë botën, dhe tani do të vazhdojë të ecë vetë ashtu si kam bërë edhe më parë,” ka thënë Canalis që mori pjesë në garën e Dancing With The Stars Amerika të këtij sezoni. (LajmeShqip.com)