Lajme Shqip Thursday, 02 June 2011 12:59

Vetёm pak ditё mё parё bukuroshja biondine Maddalena Corvaglia deklaroi pёr revistёn ‘Chi’ se priste njё fёmijё nga i dashuri i saj i famshёm Stef Burns, kitaristi i kёngёtarit legjendar tё rockut italian Vasco Rossit. Gjininё e fёmijёs kanё dashur ta mbajnё sekret por s’kanё mundur dot pasi Vasco menjёherё sa e ka marrё vesh e ka publikuar nё FaceBook.

E kujt i kishte shkuar mёndja qё ndёrkohё ato kishin planifikuar edhe dasmёn e cila u mbajt tё djelёn duke befasuar median dhe publikun?!

Dhe dёshmitar nderi kanё qёnё: Vasco Rossi pёr dhёndrin dhe Elisabetta Canalis pёr nusen.

Tё dyja vajzat kanё qёnё pёr katёr vjet balerinat e programit tё famshёm ‘Stiscia la Notizia’, dy shoqe shumё tё ngushta dhe shumё tё famshme nё rolin e tyre.

Ceremonia martesore nuk ka qёnё e thjeshtё. Ka qёnё shumё e bukur dhe Maddalena ka preferuar tё ndajё disa momente duke i treguar pёr shtypin.

Ajo ka treguar se ka hyrё nё Kishё me fustan nuseje por mbi njё motorr Ducat, teksa nё sfond luhej melodia tradicionale por me ritёm rock. Dhёndri i surprizuar ka shqyer sytё nё fillim dhe pastaj ka qeshur.  Mbas kёsaj Vasco Rossi ka mbajtur njё fjalim duke emocionuar tё gjithё:

“I dashur Stef dhe Maddalena, unё ju njoh shumё mirё. Ti je kitarristi im qё njeh meloditё e jetёs dhe je njё njeri i ndjeshёm. Ndёrsa ti Maddy ke hyrё me zemёr nё kёngёt e mia. Ju keni treguar qё dashuria nuk ёshtё kompromis, por ёshtё dashuri…”

Mbasi kanё shkёmbyer unazat ka qёnё radha e hedhjes sё bukesё sё luleve…

Me sa duket lulet kanё pёrfunduar nё dorё tё Elisabetta Canalisit. Sipas traditёs tё kёtij riti thuhet se ai qё merr buqetёn e nuses do tё bёj celebrimin e radhёs.

A do tё jetё vёrtetё kёshtu pёr Canalissin dhe a do tё jetё pikёrisht Clooney duke e pritur nё altar?