Lajme Shqip Thursday, 01 May 2014 12:40

Cameron Diaz ka deklaruar në TV se ka pasur një lidhje me një grua. Nuk është hera e parë që aktorja flet për tërheqjen nga seksi femëror, por në daljen e saj të fundit në publik gjatë show-t “Watch what happens live” ku promovoi me koleget Kate Upton e Leslie Mann komedinë “Të gjithë kundër tij”, pranoi edhe lidhjen me një femër. 

“Po ka ndodhur”, i është përgjigjur Diaz pyetjes së Andy Cohen. Por pyetjes për detaje më të shumta në lidhje me këtë gjë, dhe se a ka ndodhur më shumë se njëherë, ajo i është përgjigjur. “ Nuk mu kërkua ekzaktësisht si e kam bërë me një grua, por unë kam shkuar dhe këtu s’ka asgjë për të shtuar”. 

Ish e fejuara e Justin Timberlake ka deklaruar më herët se grave kur arrijnë një farë moshe, tërhiqen seksualisht nga gratë e tjera. “Është normale të vlerësosh bukurinë e të tjerave”.