Lajme Shqip Friday, 30 March 2012 11:15

Një linjë e re veshjesh intime e lëshuar nga motrat Kardashian është duke korrur sukses menjëherë pas hedhjes së saj në treg, por ajo që mbetet e pathënë… një pjesë e mirë e këtij suksesi i detyrohet “photoshop-it”.

Kim dhe motrat e saj shfaqen shumë tërheqëse në posterat reklamues të veshjeve të tyre, duke u bërë një “magnet” për dyqanet ku tregtohet linja e vetë familjes.

Megjithatë, ekspertë të manipulimit të fotografive vërtetuan se imazhet e ofruara dhe realiteti nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët.

Në posterin kryesor të fushatës, Kim shfaqet me një disporporcion të dukshëm midis ijeve dhe pjesës së legenit, duke iu afruar kështu më shumë formulës magjike 90-60-90. Megjithatë, fotografitë e vërteta dhe të pa manipuluara të Kardashian flasin për një hark shumë më pak të lakuar në këtë pjesë të trupit.

Nga ana tjetër, manipulimi më i madh duket se është bërë tek e motra, Khloe, e cila shfaq linja të mrekullueshme trupore, ndonëse ishte shtatzënë dhe me një bark të dukshëm në kohën e marrjes së fotografive.

Imazhe të tjera të atyre ditëve tregojnë një Khloe shumë të ndryshme, ndërsa në poster, fëmija që mban në bark zhduket si me magji, së bashku me detaje të tjera joperfeksioni në trupin e saj.