Lajme Shqip e Mërkurë, 18 Korrik 2012 14:20

Në jetën moderne femra është gjithmonë e angazhuar me punë dhe si rrjedhojë ato janë të lumtura për të gjetur një mënyrë të shpejtë që të improvizojnë lukun e tyre.

Qerpikët fallco janë ata të cilët prishin sytë, flasin kur janë të lodhur dhe të stresuar nga puna, nga pagjumësia, të lumtur, të trishtuar, të sëmurë… ju nuk mund t’i fshini ato.

Për realizimin e fshehjes së pasqyrimit të syve përdoren pluhura shkëlqyes të bardhë si konturë për të tërhequr vëmendjen larg rrethit të zi të syrit dhe i shtrohen nuancat e dëshiruara dhe vihen me laps. Më pas përdoret rimeli i cili është për të fshehur gjëndjen e lodhur të syve.

Rimeli gjithmonë mund të bëjë që sytë të duken perfekt dhe qërpikët e zinj të cilët duken herë seksi, herë gotik, sipas nuancave të përdorura. Kjo ndodh sepse rimeli thekson më tepër qërpikët por meqënëse aplikohet përherë në fund ndonjëherë harrohet.

Zgjedhja për të bërë dhe pa të është ketu: Qërpikët fallco ndihmojnë për të përfunduar look-un e syve pa ndihmën e rimelit dhe në shumicen e rasteve edhe pa penel sipër syve. Ato i japin syve taj të njëjtin rezultat, madje më të mirë se kur aplikoni rimelin. Kjo do të thotë se ju nuk duhet të përdorni patjetër rimelin.

Qërpikët fallco janë tepër rezistent. Nëse nuk tërhiqen me dorë ato nuk bien. Mos harroni që gjatë blerjes të qërpikëve fallco të zgjidhni ngjitësin e mirë dhe sigurohuni duke bërë testin e lëkurës për ndonjë djegie të mundshme.

Aplikimi i qerpikëve fallco.

1. Hiqni qerpikët nga kutia dhe provoni masën e syrit tuaj. Një kunjë e vogël prej druri do ju ndihmonte në vendosjen e tyre.

2. Përdorni gërshëren e qërpikëve për të kthyer qërpikët tuaj natyral.

3. Aplikoni një vijë të hollë ngjitësi përgjatë qërpikut fallco. Më pas lëreni të thahet.

4.Aplikimi mund të duket i vështirë kur jeni të lodhur. Kështu afrohuni pranë pasqyrës dhe aty mundohuni t’i vendosni përgjatë linjës të qërpikëve natyral.

(LajmeShqip.com)