Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 13:47

Kёngёtarja e popit e ka startuar turin e saj ‘Femme Fatale’ mbrёmё nё Californi.

Turi i saj pёrpara se tё kalojё nё kontinetet e tjera do tё pёrmbuhsё 33 koncerte vetёm nё Amerikё. Turin e saj nё Britani ajo do e fillojё nё muajin shtator.

Nё skenё Britney-n e ka shoqёruar edhe kёngёtarja e rapit Nicky Minaj. Gjatё spektaklit tё saj janё vёnё re shumё ndёrrime kostumesh ku dominonin veshjet me pantallona tё shkurtra seksi dhe kanatieret e shkurtra. Nё shfaqjen e saj kanё spikatur njё motorr i madh dhe njё kitarё gjigande.

Audienca e saj ёshtё ndezur akoma mё shumё kur Britney ka kёnguar kёngёn ‘S&M’ tё Rihannёs, me tё cilёn Britney bashkёpunoi pёr variantin remix tё kёngёs.

Britney Speras pёrpara disa javёsh ka pranuar ftesёn pёr martesё nga i dhashuri Jason Trawick, njё propozim nё njё ambient tё mbushur me petale trёndafili dhe qirinj tё ndezur.

Britney, nёna e dy fёmijёve, do tё martohet me Jason pasi tё ketё pёrfunduar turin e saj. Ajo po planifikon njё ceremoni tё vogёl nё ishujt Hawaii.

Menjёherё pasi ka pranuar ftesёn pёr martesё, ajo ka publikuar njё fotografi nё profilin e saj nё Twitter, ku Britney shfaqet duke pёrqafuar Jason.