Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 12:15

Britney Spears e ka pranuar se e ka shumë të vështirë të motivojë veten për t’u ushtruar në palestër.

Këngëtarja që është duke ndjekur turin e saj botëror Femme Fatale ka vetëdeklaruar se është një adhuruese e çokollatës.

“Të zgjohesh në mëngjes dhe të drejtohesh për në palestër, është një nga gjërat më të vështira për të bërë. Unë kam pothuajse dy javë që nuk kam shkuar në palestër. Ndonjëherë është e vështirë që të motivohesh, por atëherë kur e bën të duket sikur çfarë ke arritur!” ka thënë Britney.

Pas përfundimit të turit të saj, Britney do të martohet me të dashurin e saj Jason Trawick dhe mësohet se këto ditë ai ka qenë duke shëtitur nëpër dyqane të ndryshme, nga Tiffany në Harry Winston, për të zgjedhur unazën e martesës, të cilën nuk e ka gjetur akoma, por që sipas disa burimeve të Daily Mail nuk do të jetë ndonjë unazë e madhe dhe jo më shumë se 4 karat. (LajmeShqip.com)