Lajme Shqip Wednesday, 18 January 2012 14:40

Fernando Flores është ish-truproja e saj gjatë vitit 2010. Në fillim ai u njoh për publikun me akuzat ndaj këngëtares për ngacmim seksual, e cila zhvishej shpesh herë para tij. Por, pas kësaj një tjetër gjëmë pritet t’i dalë Spears gjatë rrugës. Sipas tabloidit anglez “The Sun” Flores ka arritur një marrëveshje prej 1 milion dollarësh me një shtëpi botuese për të botuar librin e tij, tek i cili ka rrëfyer gjithçka çfarë ka mësuar për dhe nga këngëtarja gjatë kohës që punonte për të.

“Britney është një grua me një uri seksuale të çmendur. Ajo më ka rrëfyer histori për treshe, orgji, vajza duke bërë seks në vaskë… gjëra që po t’i dëgjoje do të t’i ngrinin qimet përpjetë! Ajo rrethohej nga shumë kërcimtarë të rinj dhe tërheqës dhe kur mblidheshin bashkë, të gjithë çmendeshin. Përfundonin duke pirë, duke u droguar, duke kërcyer në tub dhe duke bërë të gjitha gjërat e kësaj natyre,” ka rrëfyer Flores për të.

Ndërkohë që ai pritet të dëgjohet nga gjykata këtë vit për akuzat e hedhura ndaj Spears, menjëherë pas martesës së saj me Jason Travick do të dalë në shitje edhe libri që rrëfen orgjitë e saj. Sigurisht një dhuratë e papëlqyer për Britneyn! (LajmeShqip.com)