Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 11:03

Ylli i popit, 29-vjeçarja, ka patur njё lidhje tё fshehtё me tё dashurin, Jason Trawick, i cili ishte menaxheri i saj deri muajin e kaluar.

Ish-menaxheri, 10 vjet mё i madh se ajo, i ka propozuar asaj martesё, duke i dedikuar njё poemё dashurie dhe duke e mbushur vilёn e tyre nё Los Angeles me petale trёndafili dhe qirinj tё ndezur gjithandej.

Sipas revistёs “The Sun” ajo ёshtё duke planifikuar buqetёn me lule dhe unazёn e diamantё.

“Britney mezi po pret qё tё rehatohet dhe tё ketё edhe mё shumё fёmijё. Por, ajo ёshtё shumё tradicionale dhe nuk ka dёshirё tё bёjё fёmijё pa e kurorёzuar lidhjen e tyre mё parё me martesё”, shkruan “The Sun”.

Çifti po planifikon dasmёn e tyre nё Hawai, pasi Britney tё ketё pёrfunduar turin e saj botёror. Tashmё ajo ndodhet nё qiellin e shtatё!

Martesat e saj tё mёpёrparshme nё fillim datojnё me Jason Alexander, martesa me tё cilin u anulua menjёherё mbas 55 orёsh; ndёrsa martesa e dytё daton me Kevin Federline nga 2004 deri nё 2006, me tё cilin pati edhe dy fёmijё.