Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 10:03

Londër – Dikur ajo ishte ikona më e  dashur e industrisë së popit duke shitur miliona albume dhe duke dhënë shfaqje përballë stadiumeve të tejmbushur.

Por, në dekadën e dytë të karrierës së saj duket se ajo nuk vazhdon të qëndrojë në majat e saj.
29 vjeçarja nisi turin e saj më të fundit në Angli ditën e enjte, me një arenë pothuajse gjysmë të zbrazur.

Sipas të pranishmëve në stadium Arena 02, Britney ka kënduar vetëm një këngë drejtpërdrejtë, baladën “Don’t Let Me Be The Last To Know”.

Dhe jo vetëm kaq! Këngëtarja amerikane e ka skandalizuar publikun duke dhënë një shfaqje aspak të këndshme, e veshur me kostume që ja spikasnin dhjamin në të gjithë pjesët e trupit.


Sipas DailyMail raportohet se me qindra bileta të koncertit të saj nuk janë blerë, dhe kjo mbase për një arsye që lidhet drejtpërdrejtë me vetë Britneyn. Përpara disa javësh Britney u përball me shumë kritika të ashpra në lidhje me xhirimin e klipit të saj “Criminal”, pikërisht në sheshin e Londrës ku ndodhën edhe trazirat që turpëruan një komb të tërë. (LajmeShqip.com)