Lajme Shqip Monday, 05 November 2012 10:48

New York – Këngëtarja dhe anëtarja e jurisë në show “X Factor” tërë emisionin direkt e ka kaluar me tapa në veshë. Për asnjë performancë nuk ka pasur kritikë. Të gjithë kandidatët i ka lëvduar.

Pas çdo performance në emisionin e fundit “X Factor”, Britney Spears kandidatët i ka përshkruar të jashtëzakonshëm. Këngëtarja dhe anëtarja e jurisë është fotografuar me tapa në veshë, prandaj mediet e huaja kanë shkruar për atë se sa kanë qenë mundësitë e saj për të gjykuar si duhet.

Britney e cila kishte veshur një fustan të shkurtër të zi, për asnjë performancë nuk ka pasur kritika. Për secilin kandidat ka pasur fjalë lavdëruese. Edhe pse e ka pranuar që kishte tremë para emisionin direkt, Britney nuk është dukur që është në siklet. Më së shumti i ka pëlqyer performanca e Carly Rose Sonenclar, e cila në skenë është shfaqur me veshje të ngjashme me Britneyn në videon e këngës ‘Baby One More Time’.(LajmeShqip.com)