Lajme Shqip Friday, 02 October 2015 16:12

Që nga ndarja me modelen ruse, Irina Shayk, Ronaldo ka pasur një numër të madh të ofertave.

Modelja argjentinase, Charlotte Caniggia, e bija e ish futbollistit të njohur argjentinas Claudio, ka pranuar haptas se i pëlqen, Cristiano Ronaldo.

Charlotte muaj më parë, i dha fund lidhjes me futbollistin e Romës, Manuel Iturbe, dhe në një deklaratë ka pranuar se i pëlqen Ronaldo, duke i dërguar një mesazh të qartë portugezit, i cili ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë lidhje pas ndarjes me Irina Shayk.

“E dua Cristiano Ronaldon, do të dëshiroja të krijoja një lidhje me të. Në fakt që një kohë të gjatë unë e kam shprehur haptazi se e dua Ronaldon”, ka thënë Charlotte.