Lajme Shqip Wednesday, 17 April 2013 12:26

Aktori Brad Pitt ka bërë një paraqitje të paparalajmëruar në CinemaCon të Las Vegasit, ku edhe ka folur për “World War Z”, i cili do të “godasë” ekranet e mëdha më 21 qershor të këtij viti.

“Dëgjoni, pesë vite më parë unë nuk kam ditur absolutisht asgjë për zombit, sot, unë e konsideroj veten time si një ekspert”, ka thënë Pitt.

“E gjithë kjo folloi pasiqë unë doja një film që djemtë e mi të mund ta shihnin para se të bënin 18 vjet. Ata i duan zombit”, ka thënë veç tjerash Pitt.