Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 10:24

Revista Forbes ka bёrё renditjen e 100 kёngёtarёve mё tё paguar. Grupi i Jon Bon Jov-it, qё ёshtё themeluar nё New Jersey, kanё bёrё rock dhe kanё patur njё sukses tё jashtёzakonshёm.

Por, nёse deri para dy dekadash qёndronte Jon Bon Jovi nё vёndin e parё me 125 milion dollarё, tani vendin e tij e ka zёnё dikush tjetёr.

Ai ёshtё Bono me grupin e tij U2. Me turin e tyre tё fundit, qё zgjati pёr dy vjet, ato kanё fituar 700 milion dollarё, duke kaluar edhe rekordin botёror tё vendosur mё parё nga banda Rolling Stones.

Tё tjerё qё janё renditur nё kёtё listё kanё qenё: Elton John nё vendin e tretё me 100 milion dollarё, Lady Gaga e katёrta me 90 milion dollarё dhe i pesti renditet kanadezi Michael Buble me 70 milion dollarё.