Lajme Shqip e Mërkurë, 18 Korrik 2012 15:00

Uashington – Këngëtari i njohur amerikan, Bob Dylan do të nxjerrë më 11 shtator albumin e tij të 35-të, i titulluar “Tempest”, njoftoi shtëpia e tij diskografike ”Columbia Records”.

”Shtatëdhjetë e një vjeç, legjenda e muzikës ka regjistruar 10 këngë të reja origjinale”, tha ”Columbia Records”, që shtoi se albumi është produkt i “Jack Frost”, pseudonim që këngëtari e ka përdorur përgjatë viteve. Albumi del me rastin e 50-vjetorit të albumit të parë të Bob Dylan. (LajmeShqip.com)