Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 14:19

Blero Muharremi është një tifoz i flaktë i Barcelonës dhe padyshim i Lionel Messit.

Në një postim në Instagram, ai ka bërë të ditur se do të udhëtojë në qytetin e Barcelonës me të dashurën e tij, Afrona Dika.

Njëherësh, njëmend apo me shaka, ai ka shkruar se do të takohet me superyllin argjentinas, i cili aktualisht është i lënduar.

“…Dhe normalisht, takim me Messin, pasi vetëm ai i ka të lira disa ditë”, shkruan mes tjerash këngëtari.