Lajme Shqip Monday, 19 October 2015 21:21

Bleona Qereti ka korrur suksesin e radhës.

Pas klasifikimit shumë lartë në “Billboard” dhe “MTV”, Bleona ka arritur të depërtojë edhe në tregun muzikor italian, transmeton Telegrafi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes profilit të saj në Instagram duke zbuluar se “Take you over” ka arritur të futet në top dhjetshen e këngëve më të dëgjuara në Itali.

Megjithëse shumë pak e ndëgjuar në vendin tonë, projekti i artistes shqiptare po arrin një sukses të jashtëzakonshëm jasht vendit.

Kënga e saj u prezantua edhe në Rusi, ku ishte vetë pjesëmarrëse për ta promovuar. Po ashtu në Turqi momentalisht është ndër më të dëgjuarat si dhe numër një në toplistën e Dj-ve “Dance Club Song”.