Lajme Shqip Sunday, 25 October 2015 22:49

Një arkitekt shqiptar, Besnik Aliaj, ka publikuar një album me fotografi dhe piktura në profilin e tij në Facebook me titullin “Albanian women in art over times…” (Gratë shqiptare në art ndër kohë).

Në to shfaqen gra shqiptare të dy shekujve të fundit, ndërsa mes tyre është edhe Bleona Qerreti, si përfaqësim modern i gruas shqiptare.

Mirëpo, jo të gjithë kanë qenë dakord me praninë e këngëtares në këtë përmbledhje, transmeton Mapo.

“Nuk e besoj që Bleona është prezantim i denjë – simboli e gruas shqiptare të ditëve të sodit…së paku s’kemi mbërri në atë nivel…”, shkruan dikush.

“Unë nuk thashë atë. Është pse duam s’duam ne, ajo është shqiptare dhe femër. Për mua ka rëndësi imazhi dhe detajet që dëshmojnë për transformimin e mentalitet dhe s’ka rëndësi mirë apo keq. Unë thjesht solla faktin dhe nuk paragjykoj. Ia lë secilit të mendojë vetë si të dojë”, përgjigjet Aliaj.

Por edhe dy komentues të tjerë janë në njëmendje me kritikën e të parit:

“Ajo e fundit është piktura më e bukur, me siguri autor photoshop-in!”, thotë njëri.

“Kjo e fundit është foto e gabuar në vend të gabuar”, deklaron tjetri.