Lajme Shqip Thursday, 27 June 2013 12:35

Një grua e martuar është duke rrëmbyer zemrën e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, raportuan të mërkurën mediat rozë.

Më parë gjatë javës, u spekulua se 19-vjeçari ka gjetur tashmë një “zëvendësuese” për Selena Gomezin, ish-të dashurën e tij, kur u pa duke u puthur e në kontakt të vazhdueshëm fizik me Jordan Ozunën, një kamariere e një klabi të famshëm në Las Vegas.
E megjithatë, ndërsa nuk dihet konkretisht se cili është stadi i marrëdhënies së Bieber me 22-vjeçaren, është e sigurt se Ozuna nuk është “tërësisht beqare”, ashtu siç u besua në fillim.
Jo vetëm kaq, por ajo në të vërtetë është e martuar që prej disa vitesh.
Ozuna vendosi të lidhej në martesë që në moshë të hershme, me të dashurin e saj të gjimnazit, por lidhja zgjati vetëm pak vite dhe aktualisht, ajo është në proces divorci.