|
|
e Mërkurë, 20 Qershor 2012 17:00 Justin Bieber ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për fundin e takimeve të tij me fansat në të gjithë botën, “All Around The World Tour”. Ylli muzikës pop ka performuar në një koncert surprizë për fansat e tij në Nju Jork në “Apollo Theater” dhe ka qenë një koncert ku fansave nuk i është dashur të blejnë asnjë biletë, pasi koncerti ka qenë një dhuratë nga Bieber.
Fansa të të gjitha moshave janë lejuar të marrin pjesë në këtë koncert duke ju nënshtruar vetëm një kontrolli rutinë të badigardëve të Bieber. 13vjeçarja Angelica Ramon ka shpërthyer në lotë teksa i tregonte reporterëve se sa e emocionuar ishte që ndiqte për të parën herë Justin Bieber live.
“Është e jashtëzakonshme! Provova një emocion të cilin as që mund ta përshkruaj”, ka thënë ajo. Një tjetër fanse e këngëtarit dhe familja e saj kanë udhëtuar nga Kuvajti vetëm për të qenë në këtë koncert, një vendim i marrë pak minuta pasi mësuan për këtë koncert surprizë të Justin Bieber në Nju Jork.
Këngëtari kanadez, 18 vjeçari kanadez i muzikës pop është ndalur në 9 qytetet të 7 shteteve për të mbajtur koncertet e tij të turneut, përgjatë vetëm 2 javëve. Gjithçka çfarë ka ndodhur në këtë turne do të shfaqet më 21 Qershor, vetëm dy ditë pas përfundimit të tij si një program special në ekranin e NBC.
Ndërkaq, për fansat në të gjithë botën këtë 19 Qershor ka dalë në treg albumi i tij i dytë, “Believe”, album të cilin për ta promovuar ndërmori edhe këtë turne botëror, i cili u ndal në skena të ndryshme të botës dhe përfundoi me këtë koncert surprizë, dhuratë për fansat e tij në Nju Jork.
