Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 16:13

Megjithëse filloi një periudhë tjetër si duket Justin Bieber nuk mund të harrojë zakonin e vjetër.

Në koncertin e fundit mbrëmë në Oslo, Justin bëri një sjellje jo të hijshme duke u larguar nga skena, transmeton Telegrafi.

Pasi fansat kanë derdhur një sasi të madhe të ujit në skenë, këngëtari u pengua dhe u tall nga ta kur tentoi të pastronte atë. Kjo nervozoi yllin, i cili u largua nga skena dhe nuk u kthye më.

Për këtë gjest është penduar këngëtari, i cili përmes rrjeteve sociale u ka kërkuar falje duke u shfajësuar me netët e gjata pa gjum që sipas tij po i sjellin lodhje dhe stres.