Lajme Shqip Tuesday, 02 April 2013 14:29

Beyonce do ti bashkangjitet filmit “The Great Gatsby” por me një projekt muzikor. Këngëtarja do të këndojë “Back to black” të Amy Winehouse, në një version të ri të këngës ku do marrë pjesë edhe anëtari i grupit “Outkast”, Andre 3000.

Andre ka bashkëpunuar edhe në të kaluarën me Beyoncen ndërkaq për projektin e ri, sipas burimeve të E! Online, do të jetë gjithçka ndryshe.

Bashkëshori i Beyonces, Jay-Z është producenti i kolonës zanore të “The Great Gatsby” ndërkaq ekzistojnë thashetheme se në të do të marrin pjesë edhe Prince dhe Lady Gaga.