Lajme Shqip Tuesday, 16 April 2013 09:48

Beyonce ka nisur turneun e saj botëror, në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd të hënën mbrëma.

Këngëtarja është paraqitur në natën e parë të turnout, ashtu si në turnetë tjera, me kostume të cilat mahnisin publikun.

“Mrs. Carter Show World” ka mbledhur mijëra fansa në qendër të Beogradit.

Në disa fotografi të publikuara nga Daily Mail, në një moment Beyonce shihet edhe me flamurin e Serbisë në dorë.