Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 13:45

Të ftosh një mega yll në një spektakël të tillë është e sigurtë që ai ka për të qenë fituesi absolut.

Dhe këtë herë ylli i popit nuk habiti vetëm publikun, por la pa fjalë edhe jurinë.

29-vjeçarja ka performuar hitin e saj ‘Run the World’ më datë 28 qershor në X Factor të Francës. Në mbështetje të saj ajo ka patur edhe disa kërcimtare që e shoqëronin mbas shpine. E veshur me një fustan të shkurtër, me motive romake, ajo kërceu në majë të takave duke kënduar këngën që e ka bërë publike që në prill.

Ajo fitoi audiencën, shumica e të cilëve mbanin pankarta me shkrime dedikuar asaj; por fitorja më e madhe ka qënë ajo e jurisë.

Nga mesi i këngës ajo u shkëput nga balerinat e veta dhe ju drejtua jurisë që ishte në krye të skenës. Më pas ajo hipi sipër tavolinës së tyre duke kërcyer dhe veçanërisht duke përkëdhelur në kokë njërin prej juristëve, i cili ngeli absolutisht i kënaqur.

Më pas ajo ju kthye skenës me balerinat, ku në fund të performimit të saj e gjithë audienca brohoriste për të.

Beyonce e cila është duke promovuar albumin e saj të katërt në Evropëç prej 1 jave, ka dhënë edhe një intervistë për Peirs Morgan në CNN. Ajo ka treguar se mbasi të mbaroi edhe këtë projekt me albumin që do të nxjerrë, do të jetë gati për të krijuar familje. (LajmeShqip.com)