Lajme Shqip Wednesday, 03 April 2013 10:28

Derisa Beyonce ka pozuar për numrin e ri të revistës “Vogue” që publikohet në maj, ajo ka dhënë edhe një intervistë për revistën.

Beyonce ka folur për rolin e saj në feminizmin dhe rolin e saj si grua dhe nënë.

“Mund të them se jam një feministe modern dhe besoj shumë në këtë. Unë jam grua dhe më  pëlqen që jam kjo grua” ka thënë Beyonce derisa ka pranuar se është shumë e lumtur edhe burrin e saj, reperin Jay-Z, shkruan Daily Mail.

“Jam shumë e lumtur që jam martuar. Unë e dua shumë burrin tim”, ka thënë këngëtarja.