Lajme Shqip e Shtunë, 07 Korrik 2012 08:00

Tom Cruise dhe Katie Holmes, ashtu si çdo çift tjetër i famshëm, kanë disa shtëpi të shpërndara nëpër botë dhe përveç betejës ligjore për kujdestarinë e vajzës 6-vjeçare Suri, do të kenë edhe një betejë tjetër ligjore për ndarjen e pasurive të patundshme.

Sipas mediave amerikane, në kontratën paramartesore është bërë e qartë se Holmes-it i takon rezidenca 35 milionë dollarëshe në Beverly Hills, e blerë nga çifti në vitin 2007.

Por, Cruise dhe Holmes kanë edhe katër shtëpi të tjera, dy prej të cilave aktori i ka blerë para se të martohej me Holmes dhe me siguri që do i mbajë për vete: një shtëpi 15 milionë dollarëshe në Manhattan, një 9.8 milionë dollarëshe në kodrat e Hollivudit, një rezidencë në Kolorado dhe një tjetër në Kaliforni.

Sipas burimeve të revistës “People”, Katie Homes ka përgatitur planin e divorcit gjashtë javë më parë me babain e saj Martin Holmes. Deri në momentin që ka bërë kërkesën për divorc ajo ka kontaktuar vazhdimisht me Tominnë telefon dhe menjëherë pas saj ajo ka ndërruar të gjitha numrat e telefonit dhe adresat e e-mail-it. Askush nuk ka mundur të kontaktojë me të, as miqtë e ngushtë të disa javëve më parë. Edhe familjarët e saj kanë ndërruar numrat e telefonit duke ndërprerë në këtë mënyrë çdo komunikim me Tom Cruise dhe miqtë e tij.

Veprimet e saj janë shenjë e një lufte të mirëfilltë të hapur ndaj ish-bashkëshortit të saj, që dukshëm ka qenë i mërzitur dhe i habitur, jo vetëm nga kërkesa e saj për divorc, por edhe nga qëndrimi i saj mbas këtij lajmi. Veprimet e saj të bëjnë të mendosh se për ta kjo është një rrugë pa kthim. (LajmeShqip.com)