Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 15:46

Bukuroshja 28-vjeçare Aida Yespica, ka qenё Miss Venezuela nё vitin 2002 dhe sёrish si njё mbretёreshё e kurorёzuar ende ka pozuar pёr linjёn e tё brёndshmeve ‘Sielei’.

E dashura e futbollistit tё Real Madridit, Messut Ozilit, ёshtё njё ndёr modelet mё seksi tё linjave tё brendshme.

Qё nga viti 2003 Aida e ka ndёrtuar karrierёn e saj si modele nё Milano tё Italisё. Shumё shpejtё ajo u paraqit edhe si ikonё reklamash dhe moderatore televizive.  Atje u bё edhe mё e famshme me pjesёmarrjen nё Reality Show-n ‘Isola dei famosi’ (ishulli i tё famshmёve).

Nё periudhёn qё punonte dhe jetonte nё Itali ka patur njё histori romance me futbollistin italian Matteo Ferrari, me tё cilin pati edhe njё djalё. Çifti mbas njё lidhjeje 2-vjeçare u nda nё 2009, dy muaj pas lindjes sё djalit.

Ndёr tё tjera, emri i saj u lakua shumё, jo pёr fajin e saj por tё dikujt tjetёr… Kryeministrit italian Silvio Berlusconi i kishte tёrhequr vёmёndjen Aida. Nё atё kohё, gruaja e Berlusconit Veronica, kёrkoi qё nёpёrmjet medias Berlusconi t’i kёrkonte falje publikisht vajzёs pёr ngacmimin qё i kishte bёrё…

Nё evenimente tё ndryshme ku kanё qenё tё dy tё pranishёm, Berlusconi ka pёrfituar pёr t’i lёshuar fjalё tё mira bukuroshes, por njёra prej tyre ishte e tepёrt, aq sa vajza u ndje e ofenduar. Ai i pati thёnё Aidёs: “Me ty unё do tё shkoja ngado”.