Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 10:37

Grupi “Backstreet Boys”, kanë shënuar 20 vjetorin e tyre në mënyrën më të mirë.
Ata kanë marrë një yll në “Hollywood Walk of Fame”.
Madje përveç këtij lajmi, lideri i grupit, 33 vjeçari Nick Carter ka zbuluar se grupi nuk është duke pushuar.
“Jemi kthyer dhe nuk do të shkojmë askund”, ka thënë ai, derisa kanë zbuluar ylin e tyre, shkruan Reuters. 
Grupi që u formua në vitin 1993 në Florida, Backstreet Boys, kanë arritur të shesin më shumë se 130 milionë albume. Ata pritet të sjellin një album gjatë kësaj vere, pas një pushimi të gjatë por edhe një dokumentar që do të flasë për grupin, pritet të publikohet në vitin 2014.