Lajme Shqip Thursday, 29 October 2015 13:13

Suksesi i madh që arriti kënga “Ma smiri”, ka bërë që Greta dhe Goldi të bashkojnë forcat edhe për një tjetër bashkëpunim.

Dyshes, e cila ka arritur një numër rekord të klikimeve në kanalin “Youtube”, i është bashkuar edhe motra e Gretës, këngëtarja Eni Koçi, transmeton Telegrafi.

Artistët përmes rrjeteve sociale kanë bërë të ditur se tashmë janë duke e realizuar këngën dhe shumë shpejt do të jetë gati për publikim.

Veç angazhimeve muzikore, Eni është e përkushtuar në studime ndërsa Greta momentalisht po garon për kryetare të Forumit Rinor në Partinë Demokratike në Shqipëri.