Lajme Shqip Thursday, 11 April 2013 16:07

Kristen Stewart ka festuar ditëlindjen e 23-të përkrah të dashurit të saj Robert Pattinson në Kaliforni.

Që të dy kanë qenë të veshur si zakonisht, me rroba shumë të thjeshta. Robert kishte të veshur fanelën e tij të preferuar me Che Guevarën, shkruan Daily Mail, por ajo që ka rënë në sy, ka qenë buzëqeshja jo edhe aq e shpeshtë e çiftit.

Ata kanë qenë të shoqëruar nga 40 shokë të tjerë, kryesisht aktorë dhe këngëtarë.