Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 17:24

Johan Knelsen prej 8 javёsh ndodhej nё bodrumin e shtёpisё sё tij nё Santa Cruz tё Bolivisё kur ёshtё gjetur nga policёt.

Babai i tij kanadez i tha autoriteteve se djali i tij ishte mendёrisht i sёmurё dhe duhej tё ndёshkohej pёr vjedhjen e tre pulave.

Kjo familje ishte anёtare e njё sekti fetar tё quajtur Mennonite, qё predikonte Biblёn nё mёnyrё tё rreptё dhe shmangte pёrdorimin e teknologjisё.

Kur djaloshi 21 – vjeçar u lirua nga kutia, policia gjeti jastёk dhe shishe tё mbushura me urinё.

“Unё dola jashtё dhe kur u ktheva nё shtёpi tё gjithё ishin tё inatosur me mua. Disa njerёz mё kapёn, mё lidhёn dhe pastaj mё futёn nё kёtё kuti. Kam ngrёnё dhe kam fjetur kёtu. Çdo gjё e kam bёrё kёtu. Kam ngrёnё, kam pirё, madje jam larё kёtu!” ka thёnё djali, kur ёshtё marrё nё pyetje nga policia.

Sipas ligjit bolivian izolimi i njeriut pёrbёn shkelje tё ligjit. Tortura fizike dhe psikologjike nuk ёshtё e lejueshme nё burg, e aq mё pak ta ushtrojё dikush tjetёr nё bazё tё disa rregullave tё pashkruara. Duke qёnё totalisht nё kundёrshtim me ligjin bolivian, babai i John-it ёshtё detyruar tё hapё kutinё nёn urdhrin e policisё dhe ka ndihmuar tё ngrihet djali i tij qё qёndronte nё gjunj.

Nё Bolivinё lindore ka shumё sekte qё praktikojnё Mennonite-n. Nё vitin 2009, shtatё burra tё kёtij sekti u arrestuan nga policia nёn akuzёn e pёrdhunimit tё mё sё pakti 60 grave tё fshatit tё tyre.