Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 10:37

Tё shtunёn nё mbrёmje, nё Sofje tё Bullgarisё ёshtё mbajtur spektakli ‘Balkan Music Awards 2010’. Nё kёtё aktivitet qё mblodhi kёngёtarёt e Ballkanit ishte pjesёmarrёse edhe Aurela Gaçe me kёngёn ‘Origjinale’ qё ёshtё njё bashkёpunim me Marselin dhe Dr. Florin.

Paraqitja e saj ishte si gjithmonё fantastike! Ajo çfarё e karakterizon kёtё artiste pёrveçse dinamizmit ёshtё edhe shumё ngjyrshmёria e lukut. Asnjёherё nuk e sheh dy herё njёsoj!

Pёrpara njё muaji nё Eurovizion u shfaq me flokё tё shkurtёr dhe tё kuq, ndёrsa kёsaj here me flokё tё gjatё  dhe tё verdhё. Dhe akoma mё ndryshe… me njё bark tё bukur e tё fryrё pak qё mban foshnjёn e saj! Fustani i saj me thekё nё ngjyrё argjendi ka ndihmuar shumё mirё pёr tё mbuluar kёtё detaj, por qё tё cilit nuk i shpёton dot nё njё pamje profili. E bukur, shumё e bukur…!

Njё interpretim dinamik, shumё energjik bashkё me Marselin tё cilёt atё mbrёmje fituan edhe çmimin e kёngёs shqiptare mё tё mirё nё Ballkan…

Mbas marrjes sё çmimit Aurela nuk ka harruar tё falenderojё kompozitorin e kёngёs Flori Mumajezin, bashkёpunёtorёt e saj Marselin dhe Dr.Florin dhe mbi tё gjitha adhuruesit e saj qё e bёnё kёtё kёngё tё famshme aq sa ajo tё pёrfaqёsonte edhe Shqipёrinё nё kёtё eveniment.

Fjalimin e saj tё cilin e mbajti nё anglisht e pёrfundoi nё gjuhёn shqipe duke thёnё:

“Faleminderit tё gjithёve! Ju dua!”