Lajme Shqip Friday, 10 June 2011 17:03

Ndryshe nga viti qё shkoi, ku çmimi i madh iu dha serbit Zheljko Joksimoviç me kёngёn “Ljubavi” dhe Flori u rendit i dyti me “Playback”, kёtё vit “Balkan Awards” nuk e dha çmimin e madh “Best Song of Balkan”. Por, pёr çudi askush nuk ka bёrё zё. Pёrse?!

Pas pёrfundimit tё finales, nё Wikipedia janё botuar vlerёsimet me pikёt pёrkatёse tё kёngёve fituese tё shteteve ballkanike. Dhe nё klasifikimin sipas pikёve, Shqipёria renditet e para!!!

Aurela Gaçe me kёngёn “Origjinale” renditet e para me 92 pikё, duke lёnё nё vend tё dytё rumunen Inna me “Sun is Up”, me 90 pikё.

Kjo do tё thotё qё Aurela ka qenё fituesja e atij çmimi, e qё padrejtёsisht nuk iu dha.

Çfarё ёshtё kjo qё po ndodh?

Kёtё vit Shqipёria konkuroi nё Eurovizion, ku votimi pёr pesё kёngёt e para gabimisht kishte patur probleme teknike. Si rrjedhojё Shqipёria skualifikohet.

Sёrish kёtё vit Shqipёria merr pjesё nё “Balkan Awards” ku vetё faktet tregojnё se ajo ishte renditur e para, por ndёrkohё kёtё vit pёr herё tё parё çmimi i madh nuk u dha!

Nё njёrёn nga fotografitё keni renditjen e kёngёtarёve konkurues nё “Balkan Awards 2010” tё publikuar nga vetё Wikipedia dhe nё fotografinё tjetёr renditjen e fituesёve tё “Balkan Awards 2009” bashkё me çmimin e madh.