|
|
e Hënë, 03 Tetor 2011 09:09 Los Angeles – Më 24 shtator Ashton Kutcher është parë duke festuar me shoqërinë e tij (megjithëse nuk dekej në humor të mirë), në vënd që të festonte përvjetorin e gjashtë të martesës së tyre me bashkëshorten Demi Moore.
Por të premten ata janë shfaqur bashkë në një event public për të festuar Vitin e Ri sipas kalendarit hebre. Përpara këtij eventi ata kanë qënë në një takim privat dhe më pas të ndarë, secili me makinat e tij ka udhëtuar drejt vëndit ku do të organizohej festa.
Ata kanë shkuar për të festuar në qëndrën Kaballah dhe rrethin e martesës e mbanin në gisht që të dy. Por sipas burimeve të së përjavshmes “US Weekly” paraqitja e tyre në publik nuk është dukur aq e hareshme. Këto burime konfirmojnë që çifti ndodhej në një situatë të nderë ndërmjet tyre.
Ashton Kutcher është përfolur në media për tradhëtitë e tij jashtëmartesore, ku publikimi i fotove të tij i shoqëruar me femra të ndryshme nëpër festa ka rritur edhe më shumë besueshmërinë ndaj këtyre thashethemeve. Gjatë javës së fundit Ashton ka bërë deklarata nëpërmjet profilit të tij duke përgënjeshtruar zërat, ndërsa Demi ka mbajtur një qëndrim të heshtur ndaj kësaj çështjeje. (LajmeShqip.com)
