Lajme Shqip Thursday, 30 July 2015 11:05

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, ka publikuar projektin e saj më të ri.

“Taman” titullohet kënga, të cilën e solli të realizuar edhe nga ana vizuale nga produksioni “Fab3 Production”, transmeton Telegrafi.

Kënga, e cila është me tekst të Mithat Sadikut dhe muzikë nga Don Arbas, është e treta me radhë nga albumi i fundit i këngëtares që vjen e realizuar me videoklip për një periudhë shumë të shkurtër.

“Më fal oj nanë” dhe “Kno me mu” janë dy projektet e fundit të këngëtares, të cilat i solli gjatë muajit qershor.