Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 15:02

Los Anxhelos – Këngëtari amerikan Bobby Brown, ish-bashkëshorti i këngëtares Whitney Houston, është arrestuar ditën e djeshme në Los Anxhelos, teksa drejtonte automjetin e tij.

Brown, 43-vjeç, u arrestua pak pas mesnate në lagjen Tarzana të Luginës së Shën Ferdinandit, pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe duke folur në celular.

Megjithatë, sipas raportimeve të faqeve të internetit të thashethemeve, këngëtari është liruar pasi ka paguar një gjobë prej 5 mijë dollarësh.

Bobby Brown ka qenë i martuar me yllin e muzikës për 14 vite dhe thuhet se ata kishin dikutuar për t’u rilidhur sërish në martesë, pak para se këngëtarja ndërroi jetë.