Lajme Shqip Wednesday, 22 June 2011 20:38

Njё adoleshent u arrestua dje pasi dyshohet tё ketё qёnё organizuesi i njё rrjeti global hakerësh.

Ryan Cleary, 19-vjeçar, dyshohet tё jetё lideri i LulzSec, njё grup hakerësh pёrgjegjёs pёr hyrjen nё rrjetin e Agjecisё Britanike tё Krimeve tё Organizuara dhe tё Senatit tё Shteteve tё Bashkuara.

Ai dyshohet pёr bastisjen nё lojrat gjigande kompjuterike “Sony” dhe “Nintendo” dhe nё dosjet e Shёrbimit Sekret tё CIA-s.

Tё gjitha kёto dyshohet se i ka bёrё prapa perdeve tё mbyllura, nё dhomёn e tij tё gjumit.

Vёzhgimi paraprak dhe arrestimi i tij ishte rezultat i investigimit tё pёrbashkёt tё forcave tё Scotland Yard dhe tё FBI-sё.

Ryan Cleary, njё dashamirёs i muzikёs heavy-metal ёshtё pёrjashtuar dy herё nga shkolla pёr sjellje shumё tё keqe. Dyshohet se tё dhёnat mbi të, emёr, adresё banimi dhe numёr telefoni janё publikuar nё internet nga hakera konkurentë ndaj tij.

Nёna e tij, Rita, thotё se djali i saj e ‘jeton jetёn online’. Ajo tregon se mё parё ai ka vuajtur nga sёmundje mendore dhe vazhdon tё vuajё nga agoraphobia, qё ёshtё frika ndaj ambienteve tё hapura (hapёsirave), por se ёshtё shumё inteligjent. Rita, e hutuar, thotё se ai luante lojëra kompjuterike nё dhomёn e tij dhe nuk e beson dot qё ai tё ketё thyer sigurinё e rrjeteve tё ndryshme.

Gazetari James Nixon, i cili ka intervistuar Rajanin muajin e kaluar rreth teknologjisё sё rrjeteve, ka thёnё: “Ai duket sikur jeton nё njё flluckё uji. Ështё shumё i ndёrgjegjshёm pёr fuqinё qё ka nё dorё, por jo domosdoshmёrisht pёr pasojat.”

Rajan Klliri, nё emrin e tё cilit ёshtё regjistruar kompania Arcusvoice, mbrёmjen e kaluar ёshtё marrё nё pyetje nё Stacionin Policor Qёndror tё Londrёs.

Qё mbas arrestimit tё Rajanit, nё faqen zyrtare tё LulzSec nё Tëitter, nuk ёshtё postuar mё asgjё prej 10 orёsh. (lajmeshqip.com)