Lajme Shqip Monday, 15 April 2013 08:55

Policia në Nju Jork, ka arrestuar një grua, pasiqë kishte përdorur një thikë elektrike për ta sulmuar aktorin Hugh Jackman, derisa ky i fundit ndodhej në sallën e ushtrimeve.

Katherine Thurston, 47 vjecare, ka shkuar në sallën ku Jackman ushtronte cdo ditë dhe I është afruar atij me thikën elektrike, raportn Reuters.

Thuhet se Katherine ka bërtitur duke thënë se e don aktorin shumë, derisa ky i fundit ka shpëtuar nga ndonjë lëndim eventual.

“Shqetësimin kryesor e kam pasur tek familja ime. Por tani e kuptova që kjo është një grua e cila ka nevojë për ndihmë kështu që unë shpresoj se ajo do ta marrë ndihmën”, ka thënë aktori.